Verifikim & Heqje ekspulsi

Ajo çka shumica e shtetasve shqiptarë të cilët për shumë e shumë arsye të tyre personale vendosën që të largohen nga shqipëria. Ato u drejtuan në vëndet e Bashkimit Europian për të kërkuar azil. Pas refuzimit u kthyen në vëndin e tyre të origjinës. Pas kthimit nga ana e shtetit u është vendosur Ekspuls me afat ku në të shumtën e rasteve afati është 5 vjeçar, çka do të thotë se gjithë këta persona e kanë të pamundur të udhëtojnë në vëndet antare të zonës shchengen.

Ekspulset ndahen në dy kategori. 

1. EKSPULS ADMINISTRATIV

Mund të dënoheni me “Dëbim Administrativ” në rast se ndaloheni në çdo shtet, pa dokumenta qëndrimi. Nëse nuk jeni në mënyrë të ligjshme në një shtet, atëherë mund të dënoheni me “Ekspuls” i cili është me afat të caktuar kohor, në varësi të shtetit i cili e ka vendosur.

2. EKSPULS GJYQËSOR

Ekspulsi Gjyqësor kur ka një dëbim penal, që në shumicën e rasteve personat kanë kryer një vepër penale dhe për pasojë janë dënuar me burg. Pasi personat të kene përfunduar dënimin, autoritetet kane të drejtë të vendosin kundër tij edhe masën e dëbimit. Kjo ndodh në të gjitha rastet kur dikush vepron kundër ligjeve të shtetit dhe denimi që jepet shkon deri në 10 (dhjetë) vjet.

Pas kalimit të 3 vjetëve apo dhe pas mbarimit të afatit të dënimit nga ana jonë mund të bëhët kërkesë për të verifikuar dhe më pas për të bërë të mundur fshirjen plotësisht të të dhënave të përsonit në rregjistrat nacionalë dhe atë shchengen. 

Me mbarimin e afatit të Denimit, duhet që të mos keni patur probleme të tjera me cdo shtet tjeter te zones schengen, dhe ne fillojmë procedurat ligjore për heqjen e emrit tuaj nga lista  e personave të padëshirueshëm ne SIS.

Por ka mundësi që heqja e “Ekspulsit” të kërkohet edhe pasi të ketë kaluar vetëm një vit apo te kete kaluar mbi 2/3 e denimit, për arsye familjare apo arsye të tjera të forta bindese.

Duke kontaktuar me ne, mund të merremi me procedurat dhe të bëjmë kërkesë zyrtare ligjore në emrin tuaj për heqjen e dënimit dhe brenda një afati kohor ligjor do të marrim një përgjigje zyrtare nga autoritetet përkatëse.

Ndalesat për hyrje në zonën Schengen ashtu sikurse kemi theksuar dhe më sipër jepen nga çdo shtet pjesëmarrës në marrëveshjen e Schengenit. Rastet tipike kryesore kur ndalesat jepen janë thyhen afatet e qëndrimit në këto shtete apo dhe shkelja e kufinjve në mënyrë të paligjshme të përsëritur apo dhe për vepra të ndryshme penale. EKSPULSI i dhënë qëndron prezent nëse personat nuk paraqesin kërkesë me anë të avokatëve për të kërkuar që emri i tyre të fshihet nga sistemi.

Gjithashtu duhet bërë kërkesë edhe nëse afati i espulsit të dhënë ka përfunduar, në mënyrë që emri juaj të hiqet nga lista e personave të padëshirueshëm të shetit i cili ka vendosur deportimin. Nëse kjo proçedurë nuk realizohet dhe ju ecni me idenë se ka përfunduar afati gaboheni pasi e vetmja rrugë që duhet të ndiqet janë shkresat zyrtare npërpëmjet korespodencës me institucionet përkatëse.

Studio jonë ndjek të gjithë procedurën e verfikimit të ekzistencës së espulsit (deportimit). Më pas realizohet kërkesa zyrtare për heqjen përfundimtare të Espulsit drejtuar çdo shteti të zonës Schengen. Duke bërë përpjekjet maksimale të lejuara nga legjislacioni i shteteve përkatëse, ku normalisht si çdo procedure ka dhe kjo nje afat kohor tëcaktuar.

Nga ana e zyres tonë ofrohet shërbimi i nevojshëm lidhur me këtë lloj problematike që ju mund të keni. Duke u angazhuar për të patur një zgjidhje sa më efektive dhe në një kohë sa më të shpejtë. Dokumentacioni ligjor që disponin çdo shtetas i dënuar (dëbuar) është tepër i nevojshëm për të krijuar lehtësirat e duhura të situatës së tij. (Si nga shteti Shqiptar ashtu edhe nga shteti që ka konfirmuar ndalimin e tij)

Dokumentacioni ligjor që duhet të ketë personi ndaj të cilit është vendosur ekspuls duhet të jenë më vulën apostile. Gjithashtu dhe të përkthyera në gjuhën e shtetit që ka vendosur ndalimin. Proçedura ligjore do të meret përsispër nga avokati i zyrës i cili bashkëpunon me shtetin përkatës dhe ndjkek proçedurën hap pas hapi deri në realizimin e plotë për heqjen e dëminit dhe zgjidhjen e problemit duke mundësuar fshirjen e emrit të  personit nga lista kombëtare e personave të padëshirueshëm. 

Share në rrjete sociale:

[Sassy_Social_Share]

Mirësevini

Jemi të gatshëm t’ju përgjigjemi për ç’do pyetje që mund të keni.
Mund të na shkruani në email ose
telefononi në 069 232 3185