Rekuperim borxhi

Sistemi i ngritur ne zyrën tone vjen si rrjedhojë e eksperiencës shumë vjeçare. Kurojmë  me kujdes marrëdhënien e palës në vonesë. Analizohet pala dhe krijohet profili i secilit, ku nga këto te dhëna ngrihet strategjia në kryerjen e veprimeve. Veprimet tona nuk janë shabllone të mara nga tregu (i këtij profesioni), nuk kufizohemi në prezantimet klasike të ngjashme ku kolegët (konkurrent) listojnë çfarë bëjnë si p.sh: dërgimi komunikimit, telefonata dhe takim. Pala kreditore i kryen vetë këto veprime para se ti drejtohet një zyre si e jona ose Shërbimit Përmbarimor. PRA, e rëndësishme është analiza, marrja e informacionit , përpunimi i tij dhe mbi të gjitha përvoja në trajtimin e rasteve.Me profesionist me përvojë, jemi në gjendje të sigurojmë një ndihmë efikase dhe gjithëpërfshirëse me mbulim në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Eksperienca shumë vjeçare na lejon një përqindje të lartë suksesi, kjo edhe si pasojë e rrjetit të gjerë të bashkëpunëtorëve. Në bazë të kësaj, parimi ynë është PAGUAJ VETËM NËSE FITON.

Share në rrjete sociale:

[Sassy_Social_Share]

Mirësevini

Jemi të gatshëm t’ju përgjigjemi për ç’do pyetje që mund të keni.
Mund të na shkruani në email ose
telefononi në 069 232 3185