Përfaqësim gjyqësor

E DREJTË CIVILE
Përfaqësim në gjyq nga fillimi i çështjes civile, në çdo shkallë gjykimi (Shkallë e parë, Apel, Gj.Lartë) pavarësisht cilësisë së palës, paditës, i paditur, person i tretë, deri në ekzekutimin e vendimit gjyqësor;

– Hartim kërkesa/ kërkesë-padie/ kundërpadie/ Deklaratë Mbrojtje
– Përfaqësim në gjykim për çështje civile;
– Njohja e vërtetësisë dhe pavërtetësisë së dokumentit;
– Sigurim padie, sigurim prove;
– Kthim shume/ begatim pa shkak;
– Kundërshtim i trashëgimisë ligjore ose testamentare;
– Njohja e vendimeve të Shteteve të Huaja;
– Kërkesa për konstatimin e afatit të arsyeshëm të gjykimit (nga Gjykata e Shk.  parë, gjykata e Apelit, Gjykaya e Lartë)
– Kërkesë për përshpejtimin e procedurave për gjykimin e çështjes.
– Lëshim Urdhëri-Ekzekutimi;
– Kundërshtim e Urdhërit të Ekzekutimit vullnetar/detyrueshëm;
– Hartim Kërkese për Kushtetutshmërinë e vendimeve gjyqësore, si dhe përfaqësim pranë Gjykatës Kushtetuese;
– Hartim kërkese për në Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), ndjekja e çështjes deri në marrjen e vendimt nga GJEDNJ.

DREJTË ADMINISTRATIVE

– Kundërshtimi i akteve administrative, anullimi /shfuqizimi/ndryshimin pjesërisht apo tërësisht të aktit, konstatimin e pavlefshmërisë absolute, detyrimin e organit administrative të kryej një veprim administrative, që lidhen me:

– Mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, akte nënligjore normative, që ka cënuar një të drejtë apo interes të ligjshëm;

– Mosmarrëveshje që lindin nga kontrata administrative publike (koncensione, Partneritet Publik-Privat PPP);

– Mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit administrativ, që kanë cnuar të drejtat dhe interesat e ligjshëm të subjekteve;

– Mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, të nëpunësve civilë, nëpunësve shtetëror të cilët kanë rregullim të posaçëm (masa disiplinore, largim i padrejtë nga puna, ulja në detyrë).

E DREJTË PRONËSIE

– Mosmarrëveshje në lidhje me pronësinë dhe titujt e pronësisë, fituar me Ligjin Nr.7501 “Për Tokën”, Ligji “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, Ligji “Për Kthimin dhe Kompensimin e tokës ish-pronarëve”.

– Lirimi dhe dorëzimi i sendit nga poseduesit e paligjshëm;

– Mosmarrëveshjet që lindin nga kontratat e shitjes së pasurisë së paluajtshme, kontratat e porosisë/sipërmarrjes, si dhe kontratat e qirasë;

– Mosmarrëveshje ndërmjet bashkëpronarëve në lidhje me pronës;

– Pjestim i pasurisë së paluajtshme;

– Parashkrim fitues i pronës me titull dhe patitull;

– Shpronësimi i pronës private për interesa publikë;

 E DREJTA E PUNËS

– Mosmarrëveshjet që lidhen me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës;

– Konstatimi i diskriminimit ushtruar nga punëdhënësi kundër punëmarrësit (për shkaqe që lidhen me gjininë, racën, fenë, bindjet politike, arsimin etj.)

– Mosmarrëveshjet që lindin nga pushimi kolektiv nga puna si pasojë e ristrukturimit;

– Kundërshtimi i masave disiplinore, ulje page, ulje në detyrë, transferimi.

– Mosmarrëveshjet që lidhen me pagën dhe shteasat mbi pagë

– Kërkesa për pagimin e orëve shtesë, punës gjatë natës dhe ditëve të pushimit dhe festive, pagimin e shtesës mbi page për punë me rrezikshmëri të lartë, pagimi i antidoteve, për punë që kryhen larg vendbanimit, pagimi i shtesave mbi page për punonjësit që zotërojnë tituj shkencorë.

E DREJTË PENALE

Përfaqësimi i çështjes nga moment i shoqërimit dhe caktimit të masës së arrestimit, ndjekja e hetimeve, dërgimi i çështjes për gjykim deri në marrjen e forëms së prerë të vendimit gjyqësor.

– Ndjekja e hetimeve pranë Prokurorisë;

– Kërkesa për ndyshim mase sigurimi;

– Kërkesa për shuarje mase sigurimi;

– Përfaqësim në gjykim (shkallë të parë, Apel, Gjykatë e Lartë) për çëhtje penale të ndryshme;

– Hartim kallëzime penale;

– Kundërshtim i vendimit të prokurorit për mosfillim procedimi;

– Kundërshtim i vendimit të Gjykates për Pushimin e Procedimit Penal;

E DREJTË FAMILJARE

– Shpalljen e martesës në Zyrat e Gjendjes Civile të R.Sh., për lidhje martese jashtë vendit;

– Njohje vendimi për lidhjen apo zgjidhjen e martesës në Shqipëri ose jashtë saj;

– Zgjidhje Martese;

– Detyrimi për ushqim (bashkëshortët ndërmjet tyre, prindi ndaj fëmijës dhe fëmija ndaj prindërit)

– Ndryshimi i masës së detyrimit për ushqim

– Autorizimi për përdorimin/tjetërsimin e pasurisë së fëmijës;

– Heqja e përgjegjësisë prindërore

– Njohje dhe/ose kundërshtim i atësisë/amësisë

Share në rrjete sociale:

[Sassy_Social_Share]

Mirësevini

Jemi të gatshëm t’ju përgjigjemi për ç’do pyetje që mund të keni.
Mund të na shkruani në email ose
telefononi në 069 232 3185